Lajme
Rusia planifikoi “akte terrorizmi” në ajër kundër Polonisë e shteteve të tjera, thotë Tusku
Demokracia
15:52 | 15 Janar 2025

Share:

Rusia planifikoi “akte terrorizmi” në ajër kundër Polonisë dhe shteteve të tjera tha të mërkurën kryeministri polka, Donald Tusk, pasi u takua në varshavë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zyrtarë të sigurisë kanë thënë se pakot që shpërthyen në depot e logjistikës në Evropë ishin pjesë e një testimi për një komplot rus për të shkaktuar shpërthime në fluturimet e aeroplanëve të mallrave drejt Shteteve të Bashkuara. Shpërthimet ndodhën në depo në Britani, Gjermani dhe Poloni në korrik. Rusia e ka mohuar përfshirjen në incidente dhe Tusku nuk i përmendi ato raste në mënyrë specifike, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Informacionet më të reja mund ta vërtetojnë vlefshmërinë e frikës që Rusia ishte duke planifikuar akte terrorizmi në ajër jo vetëm kundër Polonisë” – tha Tusku në një konferencë për gazetarë.

Ai nuk tregoi se cilave akte po u referohej dhe as nuk dha hollësi rreth përmbajtjes së informacioneve.

Moska rregullisht ka mohuar çfarëdo përfshirjeje në shpërthimet në depo si dhe zjarrvënien e sulmet ndaj individëve për të cilat zyrtarë perëndimorë thonë se janë kryer nga operativë të paguar nga Rusia.

Ambasada ruse në Varshavë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment rreth deklaratës së kryeminsitrit polak.

Të ngjashme