Lajme
Rusia nuk merr pjesë në seancën dëgjimore për krime lufte në Hagë
Demokracia
11:11 | 07 Mars 2022

Share:

Rusia nuk ka marrë pjesë në seancën dëgjimore të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Vendet e rezervuara për avokatët rusë ishin bosh mëngjesin e sotëm kur filloi seanca.

Presidentja e gjykatës, gjyqtarja amerikane Joan E. Donoghue, tha se ambasadori rus në Holandë i informoi gjyqtarët se “qeveria e tij nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në procedurat gojore”.

Ukraina dërgoi një kërkesë ligjore për të ndalur pushtimin rus në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe për të nisur hetimet për gjenocid ndaj Putinit.

Të ngjashme