Lajme
Rusia, një tjetër stuhi mbi Putinin: Mister në videomesazhin e Vitit të Ri
Demokracia
14:05 | 03 Janar 2023

Share:

I përshkruar nga armiqtë si paranojak dhe i përhumbur nga frika për sigurinë e tij, presidenti rus Vladimir Putin tani akuzohet se ka përdorur “aktorë me pagesë” për të imituar ushtarët pas tij në urimet e Vitit të Ri.

Në video, në fakt, ai mund të shihet duke folur pranë rreth njëzet ushtarëve të cilët – sipas asaj që zëdhënësi i tij parashikoi më 31 dhjetor – “luftuan në Ukrainë”, burra dhe një grua të veshur me uniforma ushtarake dhe madje edhe medalje lufte, të gjithë në këmbë pas tij. Sipas Dmitry Peskov, Putin foli nga Distrikti Ushtarak Jugor i Rusisë. Por brenda pak orësh në internet u shfaqën ankesa nga ata që kujdeseshin të studionin mirë fytyrat dhe i gjenin edhe në video të tjera të “propagandës ruse”.

Në veçanti, në video është një grua bionde, e vendosur pikërisht në të djathtë të Putinit, e cila tashmë është shfaqur në video të tjera në të cilat Putin dyshohet se ishte “me popullin e zakonshëm rus”, i përfshirë në aktivitete të ndryshme. Në fakt, gruaja bionde misterioze duket tamam si ajo që shfaqet pas Putinit në një kishë; ose si marinar, në një anije peshkimi me një jelek shpëtimi të papërshkueshëm nga uji, gjithmonë pranë presidentit; sërish bashkë me meshkujt e tjerë që duken si ata ne në videon e Vitit të Ri. Treshja (bjondja dhe dy burrat) duket se shfaqen edhe në klipe të tjera, duke përfshirë një udhëtim në fshat (të gjithë ulur me Putinin rreth zjarrit) dhe një drekë biznesi.

Sipas disa vëzhguesve, gruaja misterioze i ngjan Larisa Sergukhina, anëtare e Komisionit Rajonal të Dumës për Monitorimin e Legjislacionit. Bashkëfituesja e Çmimit Nobel për Paqe 2022 Oleksandra Matviichuk denoncoi përdorimin e aktorëve: «Putin donte të kopjonte Zelenskyn, i cili shkoi për të parë mbrojtësit ukrainas në Bakhmut. Por pas dhjetë muajsh lufte në shkallë të plotë, edhe aktorët janë në mungesë në Rusi”.

Të ngjashme