Lajme
Rusia ndërpret furnizimin me naftë për Poloninë
Demokracia
14:40 | 25 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Rusia ka ndërprerë furnizimin për kompaninë më të madhe polake të naftës PKN Orlen përmes tubacionit Druzhba nga Rusia, sipas një deklarate të shefit ekzekutiv të saj, Daniel Obajtek.

“Ne do të vazhdojmë të  sigurojmë në mënyrë efektive furnizimet. Rusia ka ndërprerë furnizimet për Poloninë, për të cilën ne jemi të përgatitur,” tha Daniel Obajtek.

Orlen tha se mund të furnizojë plotësisht rafineritë e saj nëpërmjet detit dhe se konsumatorët nuk do të preken nga vendimi i Rusisë.

Tubacioni Druzhba, i cili furnizon me naftë Poloninë dhe Gjermaninë, si dhe Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë, u përjashtua nga sanksionet e BE-së për të ndihmuar vendet me mundësi të kufizuara për dërgesa alternative.

Nafta ruse përbën rreth 10% të furnizimit polak pasi Varshava ndërpreu importet pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar.

Të ngjashme