Rreth 44% e përdorimit të energjisë holandeze bazohet në gaz, por vetëm rreth 15% e gazit holandez vjen nga Rusia, sipas shifrave të qeverisë. Qeveria holandeze njoftoi më herët planet e vendit për të ndaluar përdorimin e karburanteve fosile ruse deri në fund të vitit.
Vendet evropiane janë të ndara se si t’i përgjigjen kërkesës së Moskës që të gjitha pagesat për gazin të bëhen në monedhën vendase. Gjermania dhe Italia thuhet se u kanë thënë kompanive të tyre se mund të hapin llogari në rubla për të vazhduar blerjen e gazit rus pa shkelur sanksionet.