Lajme
“Rusia mund të ketë humbur katër aeroplanë luftarakë në Ukrainë brenda 10 ditëve të fundit”
Demokracia
12:44 | 19 Shtator 2022

Share:

Ushtria britanike ka thënë se Rusia ka shumë të ngjarë të ketë humbur të paktën katër aeroplanë luftarakë në Ukrainë brenda 10 ditëve të fundit.

Me këtë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, numri i aeroplanëve rusë të humbur që nga fillimi i agresionit ka shkuar në rreth 55.

Ministria e Mbrojtjes tha se ekziston një mundësi realiste që rritja e humbjeve ishte pjesërisht si rezultat i vendosjes para rrezikut më të madh të Forcave Ajrore Ruse në një lëvizje për të ofruar mbështetje të ngushtë ajrore për forcat tokësore ruse nën presionin e përparimeve të Ukrainës.

Ndërkohë trupat ruse kanë goditur termocentralin bërthamor Pivdennoukrainsk në rajonin jugor të Mykolaiv, por reaktorët e tij nuk janë dëmtuar dhe po punojnë normalisht, tha kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom.

Një shpërthim thuhet se ndodhi 300 metra larg nga reaktorët dhe dëmtoi ndërtesat e termocentralit.

Sulmi ka dëmtuar gjithashtu një hidrocentral aty pranë dhe linjat e transmetimit.

Të ngjashme