Lajme
Rusia minimizon kërcënimin ndaj Ukrainës në bisedimet me SHBA-në
Demokracia
07:20 | 11 Janar 2022

Share:

Rusia i ka thënë SHBA-së që nuk ka asnjë qëllim që të pushtojë Ukrainën, pasi zyrtarë të dy vendeve u takuan për bisedime të niveleve të larta në Gjenevë.

Pas mbledhjes që zgjati 7 orë ditën e hënë, të dyja palët ranë dakord që të vazhdojnë përpjekjet për uljen e tensioneve.
Rreth 100,000 trupa ruse besohet se janë pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar frikën për një inkursion dhe paralajmërimet nga Perëndimi. SHBA-të kanë thënë që do të ketë sanksione nëqoftëse Rusia sulmon Ukrainën raporton “BBC”.

Rusia ndërkohë ka paralajmëruar Amerikën që të mos nënvlerësojë rreziqet e përfshirjes së Moskës në konfrontim me Perëndimin.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov i tha reporterëve pas mbledhjes “se ne i shpjeguam kolegëve tanë që nuk kemi plane ose qëllim për të sulmuar Ukrainën”. Ai tha se rusët i kishin thënë homologëve të tyre amerikanë “që të gjitha masat për stërvitjen luftarake të forcave dhe trupave kryhen brenda territorit tonë” dhe se “nuk kishte asnjë arsye për t’u frikësuar për ndonjë skenar përshkallëzimi në këtë drejtim”.

Zëvendës Sekretarja Amerikane e Shtetit Wendy Sherman i përshkroi bisedimet si të sinqerta dhe të drejtpërdrejta” të krijuara për të inkurajuar një kuptim më të mirë të shqetësimeve të sigurisë së secilës palë.

 

Të ngjashme