Lajme
Rusia mbyll gazsjellësin Nord Stream për shkak të riparimeve
Demokracia
08:20 | 31 Gusht 2022

Share:

Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz përmes një tubacioni të madh drejt Europës , duke përmendur nevojën për mirëmbajtje të kompresorit të vetëm të mbetur, shkruan The Guardian.

Ndërprerja për mirëmbajtjen e Nord Stream 1 do të thotë se asnjë gaz nuk do të rrjedhë në Gjermani nga ora 01:00 GMT të mërkurën dhe ora 01:00 GMT të shtunën, 3 shtator, sipas gjigantit shtetëror rus të energjisë Gazprom.

Qeveritë europiane kanë frikë se Moska mund ta zgjasë ndërprerjen në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura nga perëndimi.

Kufizimet e mëtejshme ndaj furnizimeve europiane me gaz do të rrisin një krizë energjetike që tashmë ka bërë që çmimet e gazit me shumicë të rriten mbi 400% që nga gushti i kaluar, raporton abcnews.al.

Ndërprerja e gazit u njoftua më pak se dy javë përpara dhe po kryhet nga Gazprom dhe jo Nord Stream AG, duke u fokusuar në turbinën e fundit që funksionon në stacion. Moska fajëson çështjet e mirëmbajtjes dhe sanksionet që ajo thotë se pengojnë kthimin dhe instalimin e pajisjeve.

Gazprom tha se mbyllja e fundit është e nevojshme për të kryer mirëmbajtjen e kompresorit të vetëm të mbetur të tubacionit.

/abcnews.al

Të ngjashme