Ndonëse fshehtas njoftuan se mund të luanin një ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit apo Kinës, kombëtarja ruse e futbollit, sipas mediave ruse, luajti ndeshjen më “famëkeqe” në histori!
Përkatësisht, kombëtarja ruse u përball me futbollistë të rinj nga liga dhe në atë ndeshje sparring fitoi me rezultat 1:0.
Megjithatë, ajo që shqetëson publikun është vetë ideja që loja të luhet pa tifozë dhe transmetime televizive.
Biletat për këtë ndeshje nuk u shitën dhe në tribuna ishin vetëm 73 persona, sipas mediave ruse – 40 gazetarë, disa futbollistë të Spartak dhe CSKA dhe fëmijë nga jetimoret dhe me paralizë cerebrale.
Kujtojmë se Rusia duhej të luante gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit kundër Polonisë, por u përjashtua nga UEFA dhe FIFA për shkak të konfliktit me Ukrainën.
Pavarësisht kësaj, përzgjedhësi Valeri Karpin vendosi të mbledhë ekipin A gjatë muajit mars./Demokracia.com/