Lajme
Rusia kundërshton planin e Gjermanisë për të dërguar trupa në Lituani
Demokracia
19:39 | 20 Dhjetor 2023

Share:

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, paralajmëroi se vendosja e një brigade të tankeve të blinduara gjermane në Lituani nga viti 2027 do të çonte në “një përshkallëzim të tensioneve ushtarake” midis Rusisë dhe NATO-s.

Në marrëveshjen e arritur midis Gjermanisë dhe Lituanisë këtë javë, rreth 4 mijë e 800 ushtarë gjermanë do të vendosen përgjithmonë në Lituani, e cila ndan një kufi me Bjellorusinë.

Kjo vjen pasi Danimarka u bë vendi i fundit skandinav që lejoi trupa të përhershme të ShBA-së në territorin e saj, raporton The Telegraph.

Të ngjashme