Autoritetet ukrainase thanë se Rusia e shkeli atë “armëpushim” gati 3 mijë herë.
I ashtuquajturi armëpushim i shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë Pashkëve përfundoi zyrtarisht mbrëmë vonë.
Autoritetet ukrainase thanë se Rusia e shkeli atë “armëpushim” gati 3 mijë herë.
Në komentet e transmetuara nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, Moska ka akuzuar Kyiv-in për 4 mijë e 900 shkelje të saj.
Ndërsa Rusia këmbënguli se qëndronte në rajonet “të pushtuara më parë”, ajo tha se njësitë e saj të mbrojtjes rrëzuan 104 drone ukrainas gjatë 24 orëve të fundit.
Agjencia e lajmeve TASS raporton gjithashtu pretendimin e ministrisë së mbrojtjes se Ukraina bombardoi rajonet ruse Bryansk, Kursk dhe Belgorod 19 herë gjatë armëpushimit.
Rusia tani ka konfirmuar se ka vazhduar luftimet këtë mëngjes, pas përfundimit të armëpushimit të Pashkëve.