Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se ka vazhduar një “sulm masiv me armë të precizionit të lartë” ndaj objektivave ukrainas sot.
E fundit, e raportuar nga agjencitë ruse të lajmeve, pretendonte se Moska sërish synonte të godiste infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin.
“Qëllimi i sulmit është arritur. Të gjitha objektet e përcaktuara janë goditur,” tha ministria e Mbrojtjes, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Sot në mëngjes, sulme janë raportuar në Lviv në perëndim dhe Zaporizhzhia në jug.
Si rezultat, rreth 30% e qytetit perëndimor tani është pa energji elektrike.