Lajme
Rusia konfirmon se një oficer i lartë i marinës u vra në Mariupol
Demokracia
18:22 | 20 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë Andrei Paly, vdiq në luftime në Mariupol.

Më herët u raportua se Ukraina pretendoi se ka vrarë një oficer të lartë të marinës ruse, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Stafi i Përgjithshëm i Ukrainës ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se kapiteni i rangut të parë, Andrey Paliy, u vra nga forcat ukrainase gjatë luftimeve të ashpra, edhe pse rrethanat rreth vrasjes së tij janë të paqarta.

Moska ende nuk ka komentuar lidhur me këto pretendime të Ukrainës, ndërkaq ky informacion nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Paliy ishte zëvendëskomandant i flotës së Detit të Zi të Rusisë dhe besohet se është oficeri i parë i marinës që është vrarë gjatë pushimit rus të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt./Demokracia.com/

Ukraina thotë se ka vrarë një oficer të lartë të marinës ruse

Të ngjashme