Lajme
Rusia konfirmon se një nga luftanijet e saj u dëmtua nga sulmi ukrainas
Demokracia
11:57 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Rusia ka konfirmuar se një nga luftanijet e saj është dëmtuar në një sulm ukrainas në një port të Detit të Zi.

Sulmi ajror u zhvillua në Feodosiya në Krimenë e pushtuar nga Rusia herët në mëngjesin e së martës.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se anija e madhe ulëse Novocherkassk u godit nga aeroplanët ukrainas që mbanin raketa të drejtuara, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Kreu i Forcave Ajrore të Ukrainës tha më herët se avionët e tyre luftarakë kishin shkatërruar anijen.

Një person u vra në sulm, sipas kreut të Krimesë të instaluar nga Rusia, Sergei Aksyonov. Raportohet se disa të tjerë u plagosën.

Gjashtë ndërtesa u dëmtuan dhe një numër i vogël njerëzish duhej të dërgoheshin në qendrat e akomodimit të përkohshëm, shtoi Aksyonov.

Operacionet e transportit të portit mësohet se po funksionojnë normalisht pasi zona u rrethua, ndërsa zjarri i shkaktuar nga sulmi u vu nën kontroll.

Të ngjashme