Lajme
Rusia kërkon nga Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës në seancën e KS-së, reagon Britania e Madhe dhe ndërpritet mbledhja
Demokracia
16:34 | 13 Prill 2021

Share:

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili është duke u mbajtur Kosovën ka kërkuar nga udhëheqësi i seancës që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla të heq flamurin e Kosovës mbrapa saj ose të ndryshojë ambientin.

Takimi është ndërprerë për konsultime lidhur me atë se si do të vazhdojë tutje.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cila po mbahet në Nju Jork, në të cilën po diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut për periudhën nga shtatori 2020 deri në mars 2021 dhe Kosovën, shkruan Demokracia.com.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqësuesi rus.

Kundër kësaj kërkese të Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe duke thënë se nuk shohin arsye që të ministrja e diasporës të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar./Demokracia.com/

Të ngjashme