Ndërsa Finlanda dhe Suedia konsiderojnë anëtarësimin në NATO, Kremlini ka paralajmëruar të hënën se zgjerimi i aleancës nuk do të sjellë më stabilitet në Evropë.
“Ne kemi thënë vazhdimisht se vetë aleanca është më shumë një mjet për konfrontim. Kjo nuk është një aleancë që siguron paqe dhe stabilitet dhe zgjerimi i mëtejshëm i aleancës, natyrisht, nuk do të çojë në më shumë stabilitet në kontinentin evropian”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Pak histori
Finlanda dhe Suedia së shpejti mund t’i bashkohen Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Ky veprim ka të ngjarë të zemërojë Moskën dhe – thonë zyrtarët – do të nënvizonte më tej gabimin strategjik të Rusisë në pushtimin e Ukrainës.
Zyrtarët e NATO-s i thanë CNN se diskutimet rreth anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në bllok janë bërë jashtëzakonisht serioze që nga pushtimi i Rusisë. Qeveria finlandeze do të paraqesë në parlament për diskutim një dokument sigurie që përfshin një anëtarësim të mundshëm në NATO, njoftoi të hënën Ministri i Jashtëm i vendit.