Lajme
Rusia ka lëshuar rreth 600 raketa që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës
Demokracia
10:00 | 07 Mars 2022

Share:

Sot është dita e 12 e luftimeve në Ukrainë. Rusia vijon përpjekjet për të hyrë në zemër të Kievit dhe për të marrë në dorë kontrollin e qytetet dhe rrjedhimisht edhe të gjithë Ukrainës. Deri më tani rezistenca ukrainase ka bërë që ushtria ruse të pësoje humbje të mëdha. Sot pritet një raund i tretë bisedimesh.

Por çfarë po ndodh në Ukrainë?

Forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e Chuhuiv, sipas një deklaratë të zyrtarëve ukrainas. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e Kievit kishin rimarrë kontrollin e  qytetit pas pushtimit nga forcat ruse, shkruan BBC.

Zyrtarët ukrainas pohuan gjithashtu se dy komandantë rusë janë vranë gjatë betejës për qytetin. Chuhuiv ndodhet rreth 23 milje larg nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, i cili ka qenë nën bombardimet e forcave ruse për më shumë se një javë.

Në një lëvizje të paprecedentë, Zelanda e re ka vendosur sanksione kundër disa personave më të pushtetshëm në Rusi, shkruan The Guardian.

Të hënën, vendi shpalli një listë të re sanksionesh që synojnë dhjetëra shtetas rusë. Kryeministrja Jacinda Ardern tha se sanksionet përfshijnë ndalim udhëtimi për 100 oligarkë rusë, duke ndaluar  jahtet, anijet dhe avionët e regjistruar në Moskë që të hyjnë në hapësirën ajrore ose ujërat e Zelandës së Re.

Rusia do të hapë korridore të reja humanitare në qytete të shumta të Ukrainës të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve, sipas mediave shtetërore, shkruan BBC.

Armëpushimi pritet të fillojë nga ora 10:00, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, në Kiev, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy. Të gjitha këto qytete janë aktualisht nën pushtimin rus.Gjatë fundjavës, dështuan përpjekjet për evakuimin e civilëve nga Mariupol në juglindje të vendit.

Sipas zyrtarëve ukrainas, kjo për shkak se  Rusia vazhdoi bombardimin e qytetit gjatë armëpushimit.

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë sot raundin e tretë të bisedimeve, tha negociatori ukrainas David Arakhamia në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Rundi i tretë i negociatave do të zhvillohet të hënën,” tha Arakhamia pa dhënë detaje shtesë.

Kremlini po rekruton sirianë për të luftuar në Ukrainë, sipas zyrtarëve amerikanë që folën për Wall Street Journal. Përparimet ruse kanë ngecur përballë kundërshtimit të fortë nga ushtria ukrainase dhe popullsia civile.

Kjo erdhi pasi një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane vlerësoi se Rusia ka lëshuar rreth 600 raketa që nga fillimi i pushtimit. Zyrtari shtoi se Rusia ka vendosur rreth 95 për qind të forcave luftarake që kishte përgatitur në kufirin ukrainas.

Tugan Sokhiev, kryedirigjenti në Teatrin prestigjioz Bolshoi të Moskës, njoftoi të dielën se do të largohej nga puna pasi u vu nën presion për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Salma Hayek bëri një deklaratë të fuqishme mode teksa mori pjesë në sfilatën Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris.

Aktorja 55-vjeçare meksikane ka treguar mbështetjen e saj për Ukrainën teksa ka veshur ngjyrat e flamurit të kombit të sulmuar ndërsa ka pozuar për një foto me Kim Kardashian.

Të ngjashme