Lajme
Rusia josh djemtë t’i bashkohen luftës: Bëhuni burra, lëreni jetën e mërzitshme
Demokracia
14:12 | 20 Prill 2023

Share:

Teksa bëhet gati për kundërsulmin ndaj Rusisë, Ukraina merr premtimin për më shumë tanke nga aleatët perëndimore.

Janë Danimarka dhe Holanda që kanë njoftuar dhurimin e 14 tankeve Leopard 2 për shtetin në luftë. Tanket 2A4 të cilat do të blihen nga një palë e tretë dhe do të rinovohen, pritet të dërgohen në tremujorin e parë të vitit 2024, siç bënë më dije të dyja vendet në një deklaratë të përbashkët.

“Është absolutisht thelbësore për shpresë në një Europë të sigurt dhe paqësore, që të mos i lemë Ukrainasit ta luftojnë vetë luftën”, tha Troels Lund Poulsen, ministër në detyrë i Mbrojtjes, Danimarkë.

Në muajin shkurt, Danimarka, Gjermania dhe Holanda njoftuan gjithashtu se do të bashkonin forcat për të restauruar të paktën 100 tanke të vjetra Leopard 1 për t’ia dhënë Ukrainës vitin e ardhshëm. Tanket gjermane Leopard 2, të projektuara në vitin 1970-tën janë mes më popullorëve në inventarin e NATO-s, për shkak të shpejtësisë që mund të arrijë deri në 67 kilometra në orë, eficencës së karburantit dhe aftësisë për të qëlluar me saktësi teksa kryen manovra në terren të vështirë.

Berlini ka dërguar tashme 18 tanke të tilla në Kiev. Njoftimi vjet teksa sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvillon një vizitë në kryeqytetin ukrainas, e para që prej fillimit të luftës, për të konfirmuar mbështetjen ndaj Kievit në prag të kundërofensivës. Sakaq, ushtria ruse ka nisur një fushatë për të rekrutuar më shumë ushtarë profesionistë për të luftuar në Ukrainë.

Në një video, sfidohen meshkujt të bëhen “burra të vërtetë” të lënë pas jetën e mërzitshme civile për fushëbetejën. Spoti pason raportimet e inteligjencës britanike dhe mediave ruse se Moska kërkon të rekrutojë deri në 400 mijë ushtarë profesionistë mbi bazë vullnetare.

Të ngjashme