Lajme
Rusia ia ndalon hyrjen presidentit Biden
Demokracia
14:24 | 21 Maj 2022

Share:

Rusia ia ka ndaluar hyrën në vend presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe 963 amerikanëve.

Njoftimi për ndalim të hyrjes në Rusi erdhi pasi Bideni nënshkroi një paketë mbështetëse me afër 40 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, shkruan Reuters.

Ndalimi përfshinë Bidenin, sekretarin e shtetit Antony Blinken, dhe shefin e CIA-s, William Burns.

Kujtojmë se muajin e kaluar, Ministria e Jashtme ruse i ndaloi hyrjen edhe kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe zyrtarëve të lartë të Britanisë.

 

Të ngjashme