Moska zgjeroi sot listën e personave të ndaluar të hyjnë në Rusi. Është një përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Perëndimi që ndalojnë shumë zyrtarë dhe oligarkë rusë të hyjnë në vendet perëndimore, transmeton Demokracia.com.
Masa e fundit e Rusisë përfshin ndalimin e zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris dhe themeluesit të Facebookut, Mark Zuckerberg.
Zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby, iu ndalua gjithashtu hyrja në Rusi.
Lista përfshinte 29 zyrtarë, gazetarë dhe biznesmenë amerikanë.
“Këtyre personave u ndalohet hyrja në Rusi për një kohë të pacaktuar”, tha Ministria e Jashtme ruse. /Demokracia.com/