Lajme
Rusia i kundërpërgjigjet NATO-s: Ju doni që lufta të vazhdojë
Demokracia
21:16 | 24 Mars 2022

Share:

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar të enjten ndaj samitit të NATO-s, duke thënë se vendimi i saj për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, tregon se aleanca dëshiron që konflikti të vazhdojë.

“Perëndimi po kryen një korrje të tmerrshme nga vendimi për të armatosur Ukrainën, i cili ka inkurajuar qeverinë ukrainase të përdorë forcën kundër enklavave separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore”, thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie.

Rusia pretendon se njerëzit në enklavat separatiste po përballen me “gjenocid”.

NATO-ja ka mbajtur të enjten në Bruksel samitin e radhës ku është diskutuar për konfliktin në Ukrainë dhe hapat e mëtutjeshëm.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar pas takimit se NATO-ja nuk ka qenë asnjëherë më unike se tani.

Të ngjashme