Lajme
Rusia i kërkon gjykatës në Hagë të hedhë poshtë çështjen e gjenocidit në Ukrainë
Demokracia
14:26 | 18 Shtator 2023

Share:

Sot, Rusia i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (IJC) në Hagë që të pushojë procedurat e ngritura nga Ukraina përpara asaj tribunali për shkak të mungesës së juridiksionit dhe “shpërdorimit të procesit” për shkak të abuzimit të dyshuar të Rusisë me Konventën e Gjenocidit.

Kreu i ekipit ligjor me bazë në Moskë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Genadi Kuzmin, i tha panelit prej 16 gjyqtarësh se çështja e Ukrainës është  “e gabuar dhe në kundërshtim me jurisprudencën e gjatë të kësaj gjykate”, raportoi AP, përcjell Demokracia.

Në fjalën e tij të hapjes, Kuzmin përsëriti pretendimet ruse për neo-nazistët në Kiev dhe tërhoqi paralele midis sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe sulmeve ajrore të NATO-s në 1999 ndaj Serbisë.

Të ngjashme