Sport
Rusia i drejtohet CAS-it për vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s
Demokracia
17:50 | 08 Mars 2022

Share:

Rusia i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s për përjashtimin nga të gjitha garat e futbollit.

Dy shtëpitë kryesore të futbollit në botë kanë marrë vendim të përjashtojnë klubet dhe kombëtaren ruse nga garat futbollistike, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Rusia e ka konsideruar këtë vendim të padrejtë. Kombëtares ruse i mohohet e drejta për të luajtur në ndeshjen e “Play-Off”-it për kualifikimet e Kupës së Botës.

Ndërkohë që klubet ruse të futbollit si Spartaku i Moskës, janë eliminuar nga garat evropiane.

Përveq futbollit, Rusia është përjashtuar edhe nga pothuajse të gjitha federatat ndërkombëtare të sportit. /Demokracia.com/

Të ngjashme