Lajme
Rusia hedh poshtë vendimin e GJND-së për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës
Demokracia
13:24 | 17 Mars 2022

Share:

Kremlini hodhi poshtë sot një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), gjykata më e lartë e OKB-së, që urdhëronte Rusinë të pezullonte menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Ne nuk mund ta marrim parasysh këtë vendim,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke theksuar se të dyja palët, Rusia dhe Ukraina, duhet të pajtohen me vendimin përpara se të zbatohet.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Rusinë të ndalojë menjëherë operacionin në Ukrainë.

“Në këtë rast, nuk ka pëlqim,” tha Peskov.

Procedurat para GJND-së u iniciuan nga Ukraina më 26 shkurt, dy ditë pas fillimit të sulmit rus, duke kërkuar nga gjykata që të urdhërojë Moskën të ndalojë pushtimin.

Kievi të mërkurën përshëndeti vendimin e gjykatës si “një fitore për drejtësinë dhe një fitore për Ukrainën”.

GJND-ja u krijua në vitin 1946 për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis shteteve. Vendimet e saj janë të detyrueshme dhe nuk mund të apelohen, por gjykata nuk mund t’i detyrojë ato të respektohen.

Rusia bojkotoi seancat e 7 dhe 8 marsit, por hodhi poshtë një vendim gjykate në një dokument të shkruar.

Të ngjashme