Lajme
Rusia është ende në gjendje të godasë Ukrainën nga deti
Demokracia
09:56 | 28 Prill 2022

Share:

Flota ruse e Detit të Zi është ende në gjendje të godasë objektivat përgjatë bregdetit ukrainas, sipas inteligjencës më të fundit britanike.

Kjo përkundër humbjeve të anijes së saj kryesore Moskva të cilën Ukraina pretendon se e goditi dhe anijes ulëse Saratov.

20 anije të tjera të marinës ruse, duke përfshirë nëndetëse, mbeten në zonën operative të Detit të Zi.

“Ngushtica e Bosforit mbetet e mbyllur për të gjitha anijet luftarake jo-turke, duke e bërë Rusinë të paaftë të zëvendësojë kryqëzorin e saj të humbur Moskva në Detin e Zi”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Rusia ka synuar të shkëputë Ukrainën nga Deti i Zi, gjë që do të godiste rëndë mundësitë e saj tregtare.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024