Lajme
Rusia e përjashtuar nga Këshilli i Evropës e quan “turp” votimin për anëtarësimin e Kosovës
Demokracia
23:31 | 18 Prill 2024

Share:

Është përjashtuar nga Këshilli i Evropës para dy viteve, sot Federata Ruse ka reaguar ndaj votimit masiv në favor të antëarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë seancës së Asamblesë Parlamentare para dy dite.

Sipas një komunikate për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, siç e citoi Kosovo-Online, ata shprehen se gjoja “jo veç që Kosova nuk është gati për anëtarësim në KiE…por as nuk mundet”.

“Votimi në mbështetje të Kosovës është turp për PACE-n, e cila ka konfirmuar përkushtimin e saj për zhvlerësimin e normave juridike ndërkombëtare dhe shkatërrimin e themeleve të marrëdhënieve ndërshtetërore në Evropë”, thuhet në reagimin e Rusisë.

Të ngjashme