Lajme
Rusia: Droni i njëjtë që ra në Zabreb mbrëmë është rrëzuar edhe në Krime
Demokracia
18:31 | 11 Mars 2022

Share:

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve raportoi se dy drone ukrainas të të njëjtit tip Tu-141 u rrëzuan dje.

“I pari prej tyre ra pranë qytetit të Krasnoperekopsk (Republika e Krimesë), dhe i dyti në Zagreb (Kroaci), duke fluturuar më shumë se 700 km”, tha një burim për Tass, transmeton Demokracia.com.

Ai shpjegoi se ky dron ishte “në thelb një avion i vogël reaktiv i aftë të mbante një ngarkesë mjaft serioze bombë, deri në një ton”. Sipas tij, të dy pajisjet kryen “fluturime testuese” për në Krime, por njëri prej tyre devijoi nga kursi dhe fluturoi drejt kryeqytetit kroat.

“Pjesë të dronit ukrainas të tipit Tu-141 u zbuluan nga rojet kufitare ruse më 11 mars në orën 10:35, 17,6 km nga kufiri shtetëror dhe 8,5 km nga Krasnoperekopsk në brigjet e liqenit Krasnoye”, tha burimi.

Më parë sot, presidenti kroat Zoran Milanoviq tha se një dron ishte nisur nga Ukraina që u rrëzua në Zagreb gjatë natës. Ai shprehu habinë që avioni i modelit të vjetër kishte kaluar më shumë se një orë në qiell mbi vendet anëtare të NATO-s dhe askush nuk kishte vënë re. Sipas presidentit, incidenti është duke u hetuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme