Lajme
Rusia dërgon një miliarder japonez në hapësirë
Demokracia
13:15 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Një miliarder japonez është nisur për në hapësirë me një raketë ruse dhe do të qëndrojë për 12 ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Ky sektor, në të cilin Rusia ka humbur terren ndaj kompanive private amerikane, veçanërisht SpaceX, po fiton interes të ri.

46-vjeçari Yusaku Mezawa, i cili bëri një pasuri duke tregtuar artikuj të modës në internet, dhe asistentja e tij, Yozo Hirano, u ngritën nga kozmodromi rus Baikonur në Kazakistan.

Fluturimi brenda kapsulës hapësinore pritet të zgjasë gjashtë orë. “Ëndrrat mund të bëhen realitet”, – shkroi miliarderi në Twitter përpara se të hipte në anijen kozmike Soyuz me tre vende, me kozmonautin rus Alexander Misoustin si pilot.

Të ngjashme