Lajme
Rusia bllokon dënimin e agresionit, nuk kalon rezoluta e Shqipërisë dhe SHBA-së – befason Kina
Demokracia
00:03 | 26 Shkurt 2022

Share:

Rusia ka vënë veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten në mbrëmje, me të cilën dënohej pushtimi i Ukrainës.

Votimi në Këshill pati 11 vota pro, një kundër dhe tri abstenime, përfshirë Kinën.

Rusia si anëtare e përhershme ka të drejtën e vetos.

Me rezolutë Këshilli i Sigurimit synonte të kërkonte tërheqjen e menjëhershme dhe të pakusht të trupave ushtarake ruse nga Ukraina.

“Mund të vëni veton ndaj rezolutës, por jo ndaj zërave tanë”, i ka thënë ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield përfaqësuesit rus. “Nuk mund t’ia vini veton popullit ukrainas”.

Si votuan shtetet në Këshill të Sigurimit për rezolutën kundër Rusisë, befason Kina

SHBA dhe Shqipëria kanë propozuar një rezolutë që dënon agresionin rus ndaj Ukrainës në Këshill të Sigurimit të OKB-së.

Ka befasuar me votën e saj Kina, një aleat i Rusisë, që ka abstenuar.

Më poshtë është lista e votimit të shteteve:

PRO

– SHBA

– Britania e Madhe

– Franca

– Norvegjia

– Irlanda

– Shqipëria

– Gaboni

– Meksika

– Brazili

– Gana

– Kenia

Kundër

– Rusia

Abstenim

– Kina

– India

– Emiratet e Bashkuara Arabe

 

Të ngjashme