Sport
Rusia apeloi vendimet e UEFA-s dhe FIFA-s, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv jep përgjigjen finale
Demokracia
14:53 | 18 Mars 2022

Share:

Vendimet e marra nga UEFA dhe FIFA për të ndaluar Rusinë që të luajë në kompeticionet e tyre janë apeluar nga Federata Ruse e Futbollit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Këta të fundit duket se i ka dalë pro vendimit të marrë nga UEFA dhe FIFA duke lënë në fuqi dënimin ndaj Rusisë.

Kështu, Rusia nuk do të lejohet të luajë ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Polonisë të enjten.

Këto sanksione janë vendosur në bazë të pushtimit rus ndaj Ukrainës dhe kohëzgjatja e tyre ende nuk dihet se sa do të jetë. /Demokracia.com

Të ngjashme