Sport
Rusët vrasin tifozin e Man United gjatë pushtimit në Ukrainë, reagon klubi anglez
Demokracia
16:43 | 22 Mars 2022

Share:

Tifozi ukrainas i klubit anglez, Manchester United është vrarë sot nga forcat ruse gjatë luftimeve në Ukrainë.

Oleksandr Kukin, ishte njëri nga themeluesit e “Kiev Reds”, grup ky që i përfaqësonte tifozët e Man United në Ukrainë, shkruan Demokracia.com.

Kukin ishte në veturën e tij kur u qëllua për vdekje nga forcat ruse që kanë pushtuar Ukrainën tash afër një muaj.

Manchester United ka reaguar përmes një komunikate të lëshuar, ndërsa janë shprehur të pikëlluar për vrasjen e tifozit të tyre.

“Manchester United është thellësisht i pikëlluar kur mësoi për ndarjen nga jeta të Aleksander Kukin, një prej anëtarëve themelues të klubit të tifozëve të Kievit Reds”, thuhet në komunikatën e klubit anglez.


Agresioni në Ukrainë ka marrë jetën e një numri të konsiderueshëm të sportistëve, përfshirë futbollistë e sportistë të njohur ukrainas./Demokracia.com/

Të ngjashme