Lajme
Rusët vrasin 10 civilë me origjinë greke, reagon kryeministri grek
Demokracia
22:23 | 26 Shkurt 2022

Share:

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se 10 civilë me orgjinë greke janë vrarë sot nga sulmet ajrore ruse në afërsi të Mariupolit.

Mitsotakis përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se 10 civilë të pafajshëm janë vrarë sot, ndërsa ka kërkuar që të ndalohen bombardimet tani.

“10 civilë të pafajshëm me origjinë greke u vranë sot nga sulmet ajrore ruse në afërsi të Mariupolit. Ndaloni bombardimet tani!”, ka shkruar Mitsotakis.

Të ngjashme