Pavarësisht se lufta e vazhdueshme nuk tregon shenja përfundimi, kampionati ukrainas i futbollit do të rifillojë më 20 gusht.
Pas miratimit të presidentit Zelensky, klubet prirtet të nisin përgatitjet në mes të korrikut dhe ndeshjet do të luhen mes perëndimit të Ukrainës dhe Polonisë.
Që nga 24 shkurti i këtij viti Ukraina po përballet me një agresion të vazhdueshëm nga Rusia.
Kjo ka bërë që thuajse të gjitha aktivitetet sportive të ndërpriten për kohë të pa caktuar, ndërsa nga muaji gusht autoritetet atje kanë filluar të mendojnë që të rifillojnë me futbollin.