Lajme
Rusët tërhiqen nga Kievi| S’kanë mjaftueshëm trupa për të sulmuar
Demokracia
16:24 | 01 Prill 2022

Share:

Njësitet e ushtrisë ruse kanë nisur të tërhiqen pjesërisht nga Kievi dhe tani nuk janë të mjaftueshme që ta sulmojnë kryeqytetin ukrainas.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Media e ushtrisë së Ukrainës, ku thuhet se trupat janë tërhequr edhe nga Chernihiv, përcjell Demokracia.com.

“Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë, dhe nuk do të reduktojmë mbrojtjen tonë”, thuhet në këtë njoftim.

Megjithatë, tutje bëhet e ditur se kjo nuk do të thotë se nuk mund të pritet një sulmi i ri nga Rusia.

“Aktualisht, trupat ruse nuk janë të mjaftueshme për të sulmuar kryeqytetin. Kjo nuk do të thotë nuk do ta bëjnë këtë në të ardhmen”, thuhet në këtë njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme