Lajme
Rusët rrethuan Mariupolin, kryebashkiaku: Si nazistët
Demokracia
16:07 | 03 Mars 2022

Share:

Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko thotë se trupat ruse që rrethojnë qytetin port jugor kanë krijuar një situatë të ngjashme me rrethimin vdekjeprurës nazist të Shën Petersburgut (ish-Leningrad) në Luftën e Dytë Botërore.

“Ata po përpiqen të krijojnë një bllokadë këtu, ashtu si në Leningrad”, tha Boichenko, raporton BBC.

Kryebashkiaku i qytetit tha se trupat ruse i kanë ndërprerë qytetit energjinë elektrike, ushqimin, ujin dhe ngrohjen.

Ai tha se “nuk mund të gjenin një mënyrë për të na thyer. Kështu që tani po përpiqen të na pengojnë të riparojmë furnizimin me energji elektrike, ujë dhe ngrohje”.

Forcat ruse shkatërruan një lidhje treni në mënyrë që të mos mund të evakuojnë civilët, shton ai.

Të ngjashme