Lajme
Rusët pushtojnë Malin e Zi, vitin e kaluar 4000 kompani u regjistruan në vendin fqinj të Kosovës
Demokracia
15:26 | 06 Mars 2023

Share:

Në Malin e Zi vitin e kaluar, të huajt themeluan më shumë se 7,000 kompani, nga të cilat ishin në pronësi më shumë se gjysma e qytetarëve rusë, raporton sot televizioni shtetëror malazez – TVCG.

Bashkëbiseduesit e TVCG thonë se viti është një kohë e shkurtër që motivet e vërteta mund të shihen – qoftë dëshira për të investuar apo firmat hapen si një nga mënyrat më të lehta për të marrë një leje të përkohshme të qëndrimit, transmeton Demokracia.com.

Lufta në Ukrainë dhe sanksione ekonomike që Amerika dhe Bashkimi Evropian i vendosën Rusisë kanë detyruar shumë kompani perëndimore të largohen nga Moska, por edhe shumë rusë të transferojnë bizneset e tyre në vendet e tjera.

Që Mali i Zi është në mesin e vendeve investuese konfirmohet nga të dhënat e të ardhurave dhe administratës doganore.

Nga 7,000 kompani, të cilat vitin e kaluar u themeluara nga të huajt, qytetarët rusë janë themeluesit e pothuajse 4,000 prej tyre, që është shtatë herë më shumë se vitin e kaluar.

Tendenca e rritjes së interesit për Malin e Zi nuk është befasi për ekspertët ekonomikë.

Analisti ekonomik Boban Staniq tha se ekzistojnë disa avantazhe krahasuese në Mal të Zi që mund të përdoren si një ambient që është më i favorshëm se diku tjetër. /Demokracia.com/

Të ngjashme