Lajme
Rusët nxjerrin në shitje shtëpinë e Zelenskyt
Demokracia
08:06 | 17 Shtator 2023

Share:

Rusët e kanë shtetëzuar dhe do nxjerrin në shitje shtëpinë e presidentit ukrainas Zelensky në Krime, zonë e aneksuar.

Vladimir Konstantinov, kryetari i parlamentit të Krimesë, tha se asetet do të shiten në tetë ankande.

Të konfiskuara janë 100 prona ukrainase që përfshijnë ambiente banimi, objektet e kujdesit shëndetësor dhe vendpushimet apo ambientet tregtare. Ato u përkasin biznesmenëve ukrainas.

Nga shitja e tyre pritet të grumbullohen rreth 8 milionë euro.

Të ngjashme