Lajme
Rusët nuk respektuan armëpushimin, shtyhet evakuimi në Mariupol
Demokracia
12:13 | 05 Mars 2022

Share:

Evakuimi i civilëve nga Mariupol është shtyrë, sipas këshillit të qytetit Mariupol.

Ky këshill thotë se pala ruse nuk e ka respektuar armëpushimin e përkohshëm në fuqi, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Më tej thuhet se banorët duhet të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi.

Pak minuta më parë nënkryetari i bashkisë së qytetit i tha BBC-së se në Mariupol ende po bombardohej dhe ka gjithashtu raporte se luftimet po vazhdojnë afër fundit të rrugës së evakuimit./Demokracia.com/

Të ngjashme