Lajme
Rusët i lënë bashkëluftëtarët e tyre në fushëbetejë, duke ikur me autoblindë nga predhat e artilerisë ukrainase
Demokracia
16:07 | 04 Shkurt 2024

Share:

Se betejat e ashpra në Ukrainë janë duke vazhduar e dëshmon më së miri një video e regjistruar nga ajri.

Aty shihen disa ushtarë rusë që braktisen në fushëbetejë nga bashkëluftëtarët që ikin me autoblindë, derisa vazhdimisht sulmoheshin nga artileria ukrainase në Donetsk.

Duke parë se nuk kishin shpëtim, ushtarët rusë me çdo kusht tentojnë të hipin në autoblindë por pa ndonjë sukses.

Është interesant se bashkëluftëtarët që gjendeshin në autoblindë, as që e marrin mundin t’ua zgjasin të paktën dorën.

Pamjet janë filmuar në afërsi të Novomykhailivka, ku ukrainasit brenda një aksioni arritën të shkatërrojnë 11 tanke dhe autoblinda të rusëve.

Të ngjashme