Lajme
Rusët heqin dorë nga shkronja “Z”
Demokracia
15:44 | 19 Maj 2022

Share:

Që nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, automjetet e ushtrisë ruse janë shënuar me shkronjën Z, me një kuptim të veçantë. Tash ka ardhur një shpjegim ndryshe, transmeton Demokracia.com.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se shkronjat Z dhe V nuk konsiderohen si simbole zyrtare ushtarake, duke theksuar se “ato nuk kanë ndonjë kuptim të veçantë”, raportojnë mediat ruse.

“Këto shenja nuk janë simbole zyrtare ushtarake dhe nuk kanë asnjë kuptim të veçantë,” tha ushtria ruse në një deklaratë të lëshuar të enjten.

Në të njëjtën kohë, ministria deklaroi se këto shenja janë të njohura dhe të pranuara pozitivisht nga ushtritë e Rusisë, Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk (DNR dhe LNR), si dhe “dhe shumë të tjera”.

Deklarata e departamentit ushtarak u publikua si përgjigje e zëvendësshefit të administratës kryesore ushtarako-politike të Forcave të Armatosura, Sergei Gusev, ndaj kërkesës së deputetit të Dumës së qytetit të Moskës nga Partia Komuniste, Yevgeny Stupin.

Përgjigja është publikuar në kanalin Telegram të politikanëve.

Më herët, parlamentari shprehu shpresën se sqarimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse do të ndihmojnë në shmangien e persekutimit të paarsyeshëm “kur shprehet qëndrimi ndaj shkronjave të alfabeteve të huaja”. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme