Lajme
Rusët e pasur po largohen nga Dubai për të shmangur sanksionet
Demokracia
17:13 | 05 Maj 2022

Share:

Dubai është shfaqur si një strehë për rusët e pasur që ikin nga ndikimi i sanksioneve perëndimore mbi luftën në Ukrainë.

Miliarderët dhe sipërmarrësit rusë kanë mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në një numër të paprecedentë, raporton BBC.

Blerjet e pronave në Dubai nga rusët u rritën me 67% në tre muajt e parë të 2022, thuhet në një raport.

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe as nuk e kanë kritikuar pushtimin e saj në Ukrainë.

Ajo po jep gjithashtu viza për rusët e pasanksionuar, ndërkohë që shumë vende perëndimore i kanë kufizuar ato.

Vlerësohet se qindra mijëra njerëz janë larguar nga Rusia gjatë dy muajve të fundit – megjithëse shifra të sakta nuk janë bërë publike.

Një ekonomist rus tha se rreth 200,000 rusë ishin larguar në 10 ditët e para pas fillimit të luftës.

Të ngjashme