Lajme
Rusët duan të ikin pas vendimit të Putinit, Vuçiq flet për 9 mijë euro biletë fluturimi drejt Beogradit
Demokracia
09:36 | 22 Shtator 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se bileta për fluturimi nga Moska drejt Beogradit në tregun e zi pothuajse ka arritur në 9,000 euro.

“Sot bileta Beograd-Moskë në tregun e zi u hodh në gati 9000 euro për shkak të mobilizimit dhe shumë gjërave të tjera”, tha Vuçiq të mërkurën nga Nju Jorku për Tanjug.

Duke folur për vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për mobilizim, Vuçiq tha se është e qartë se “Putini nuk do të dorëzohet pavarësisht përparimit të ushtrisë ukrainase në 209 ditët e fundit si në lindje ashtu edhe në jug të Ukrainës”.

Vuçiq deklaroi se Perëndimi “priste humbjen e plotë të Rusisë”, por se kjo tani do të vështirësohet nga vendimi i Rusisë për mobilizimin.

Presidenti i Serbisë tha se “është e lehtë të ulesh në shtëpi dhe të brohorasësh” dhe se “është e qartë se për kë brohorasin në Serbi”.

“Sa i përket Serbisë, çdo ditë do të jetë gjithnjë e më e vështirë”, tha Vuçiq.

Pak pas fjalimit të Putinit dje në mëngjes, ku shpalli vendimin për mobilizim të pjesshëm, tregu i aksioneve ruse pësoi një rënie dhe ka raporte për rritje të shitjeve të biletave të avionit për t’u larguar nga vendi.

Protestat kanë përshkuar qytetet kryesore të Rusisë dhe mbi 1300 persona u arrestuan vetëm të mërkurën.

Të ngjashme