Lajme
Rusët bombardojnë Azovstalin me fosfor, NATO: Ukraina mund të fitojë
Demokracia
11:48 | 15 Maj 2022

Share:

Ofensiva e Rusisë në Donbas ka humbur vrullin dhe është zvarritur ndjeshëm.

Kështu thekson Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se trupat e Vladimir Putin mund të kenë humbur një të tretën e forcës luftarake tokësore dhe pajisje të tjera ajrore, përfshirë dronët bombardues.

“Në kushtet aktuale, Rusia nuk ka gjasa të përshpejtojë në mënyrë dramatike normën e saj të avancimit gjatë 30 ditëve të ardhshme”, paralajmëron qeveria e Londrës.

Nën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mikrea Xheoana, nga Berlini u shpreh optimist për rezistencën e Kievit dhe rezultatin e luftës.

“Ukraina mund të fitojë”, u shpreh ai.

Rusët hodhën bomba zjarri ose fosfori në fabrikën e çelikut Azovstal, pretendojnë autoritetet e Kievit.

Ndërsa raportohet se ushtria ukrainase ka shtyrë trupat ruse jashtë qytetit të dytë më të madh, Kharkiv.

Të ngjashme