Lajme
Rusët assesi të rikthejnë rajonet e humbura, ukrainasit ua rrëzojnë edhe katër raketa në Mykolaiv
Demokracia
15:39 | 05 Qershor 2022

Share:

Sistemi mbrojtës kundërajror i Ukrainë ka rrëzuar katër raketa tjera në Mykolaiv në jug të Ukrainës, ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

“Gjatë natës nga sulmet nga deti me raketa gjigante në jug të Ukrainës, janë rrëzuar dy raketa ruse nga divizioni ynë në det”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme rajoni i Mykolaivit ishte sërish cak i sulmeve me raketa, ku si kundërpërgjigje ushtria ukrainase falë sistemit mbrojtëse kundërajror rrëzoi edhe dy raketa tjera – që në total shkon në katër në këtë rajon.

“Nga drejtimi i Detit të Zi dhe nga territori i Rusisë drejt brigjeve të Detit të Zi – përkatësisht në rajonin Mykolaiv janë sulmuar bazat ajrore me raketa”, është thënë për fund në kumtesën e ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.

Ushtria ruse ka tentuar të rimarr pozicionet e humbura në dy zona në Mykolaiv, por ka pësuar humbje të mëdha dhe zmbrapsje.

Të ngjashme