Lajme
“Rundi i dytë”, Adriana Matoshi e relakson pak situatën pas kacafytjes
Demokracia
17:47 | 13 Korrik 2023

Share:

Në Kuvendin e Kosovës, pati tensione edhe pas rikthimit në sallë, pas disa orë ndërprerje për shkak të një përleshje fizike që ndodhi në mesditë mes pjesëtarëve të Qeverisë Kurti dhe deputetëve të PDK-së.

Situata pas rikthimit esklaoi, pasi deputetët e PDK-së nuk pranuar propozimin e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca që të tejkalohet diskutimi i mëhershëm që çoi në përleshje, që kishte të bënte me audio-incizimet e bisedave të Mimoza Kusarit të LV-së me Slavko Simiqin e Listës Serbe.

Derisa sigurimi e ka rrethuar Kryeministrin dhe deputetë të pozitës dhe opozitës po qëndrojnë para foltores, me përplasje mes vete, deputetja Adriana Matoshi e ka shtensionuar për pak situatën me një fletë të bardhë ku shkruante “Rundi i dytë”.

Të ngjashme