Lajme
Rukiqi tregon se kur do t’iu dalin paratë punëtorëve që janë ndikuar nga masat e reja
Demokracia
13:31 | 08 Prill 2021

Share:

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi pas takimit me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se janë dakorduar që të subvencionohen 50% e pagave të punëtorëve dhe 50% e shpenzimeve te qirasë.

Kështu bëri të ditur Rukiqi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin shkruan se mjetet do të ndahen, në fund të muajit prill, ose më së largu në fillim të muajit maj, përcjell Demokracia.com.

“U dakorduam, që për sektorët e ndikuar direkt nga masat e fundit të: Subvencionohet 50% e pagave te punëtoreve; Subvencionohet 50% e shpenzimeve te qirasë; Mjetet do të ndahen, në fund të muajit prill, ose më së largu në fillim të muajit maj. Gjithashtu do të ndërmerren veprime shtese për përkrahje te sektorëve me specifika te veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me këta sektorë”, ka shkruar Rukiqi.

Postimi i plotë i Rukiqit, pa ndërhyrje:

Sapo perfunduam nje takim shume permbajtesor me Ministrin Hekuran Murati

U dakorduam, qe per sektoret e ndikuar direkt nga masat e fundit te:

– Subvencionohet 50% e pagave te punetoreve;

– Subvencionohet 50% e shpenzimeve te qirase;

– Mjetet do te ndahen, ne fund te muajit Prill, ose me se largu ne fillim te muajit Maj.

Gjithashtu do te ndermerren veprime shtese per perkrahje te sektoreve me specifika te veçanta, perfshire sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me keta sektore.

Falenderojme Ministrin Murati per veprimin e shpejte, ne lehtesimin e gjendjes jo te lehte te sektoreve te ndikuar nga masat e fundit kufizuese./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/berat.rukiqi.7/posts/2990967661228781

Të ngjashme