Lajme
Rukiqi: Rasti Klan Kosova është shenjë e qartë e tendencës për autokraci dhe shtypje të fjalës së lirë
Demokracia
21:12 | 14 Qershor 2023

Share:

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë e cila ka inicuar kallëzim penal ndaj Klan Kosova Sh.P.K, mbi pretendimet për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Rukiqi ka shkruar se brutaliteti dhe arbitrari ndaj mediave dhe bizneseve është duke e rrezikuar lirine dhe demokracinë në Kosovë.

“Brutaliteti dhe arbitrariteti ndaj bizneseve dhe mediave eshte rrezik per lirine dhe demokracine ne vend”.

Tutje Rukiqi ka thënë se pezullimi i çertifikatës së biznesit të Klan Kosovës pa hetim kredibil është rast i paprecedent në Kosovë.

“Rasti “Klan Kosova”, perkatesisht pezullimi i certifikates te biznesit te ketij mediumi, pa asnje hetim kredibil dhe pa asnje vendim te organeve te sundimit te ligjit, eshte rast i paprecedent ne Kosoven e pasluftes dhe shenje e qarte e tendences per autokraci dhe shtypje te fjales se lire”.

Të ngjashme