Lajme
Rukiqi kundër masave të reja: Ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje
Demokracia
22:31 | 26 Gusht 2021

Share:

Pas paralajmërimit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës se Qeveria e Kosovës pritet të marr masa të reja kundër COVID-19, duke aplikuar orën policore dhe kufizimin e punës së gastronomisë, ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili është kundër masave të tilla.

Rukiqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje.

Postimi i plotë:

Sot lufta me pandeminë ka armë tjera në dispozicion: vaksinimi masiv i kombinuar me masa të distancës sociale. Ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje. Rastet me fatalitet dhe të hospitalizuarit janë nga kategoritë që nuk po vaksinohen. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë dëmin, e të papërgjegjshmëve që nuk po vaksinohen dhe të jokonsistencës në menaxhimin e pandemisë. Kufizime të rrepta duhet të zbatohen, por në këtë rast, për ata që nuk po vaksinohen. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme