Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiq gjatë një konference për media u shpreh se është i pakënaqur me shumën e ndarjes së mjeteve nga qeveria e Kosovës, për subvencionin e pagave në sektorin privat.
Rukiqi tha se 6.5 milionë euro, që janë ndarë sot nga Qeveria janë të pa mjaftueshme dhe ka pritur që të jenë mbi 200 milionë euro.
“Me rritje të skemave sociale nuk arrihet rimëkëmbja ekonomike. Sa i përket masave është i mirëpritur ky vendim, megjithatë duhet të largohet edhe ora policore në zonat e kuqe. Ne si Odë ekonomike do të vazhdojmë të merremi me rikuperimin e pasojave nga pandemia”, tha ai.
Rukiqi shtoi se ky do të jetë një vit i mbijetesës./Demokracia.com