Lajme
“Ruga e Re” e LDK-së parasheh shkëputjen e Diasporës nga Ministria e Jashtme dhe zvogëlimin e stafit
Demokracia
08:55 | 14 Dhjetor 2023

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar online programin “Rruga e Re”.

Në kuadër të këtij programi, LDK parasheh që Diasporën ta shkëpusë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo parti synon të themelojë një Agjenci për Diasporën nëse e merr pushtetin, shkruan Demokracia.com.

“Dikasteri i Diasporës do të shkëputet nga Ministria e Punëve të Jashtme, siç është aktualisht”, thuhet në programin e kësaj partie.

Po ashtu, LDK-ja parasheh që të zvogëlohet numri i punëtorëve.

“Parashihet të ketë një administratë të zvogëluar, që do të funksionojë si agjenci në kuadër të Zyrës së Kryeministit, duke bërë që marrëdhëniet me diasporën e Kosovës nëpër botë të trajtohen me prioritet”, thuhet tutje në programin e LDK-së.

Kjo parti tashmë e ka caktuar Anton Qunin si nënkryetar për mërgatë.

Me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, Ministria e Diasporës ishte fuzionuar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme. /Demokracia.com/

Të ngjashme